Studentëve të Universitetit të Prishtinës u mundësohet praktikë në KMDLNj

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të KMDLNj-së me datë 11.09.2019 u takuan me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme në universitetin publik.

KMDLNj i shprehu pikëpamjet e saj në raport mbi gjendjen e përgjithsme duke vënë në në pah të arriturat që i ka pasur UP por edhe vështirësitë dhe sfidat e të ardhmes me të cilat u pajtuan edhe rektori Dema.

Rektori Dema duke e falenderuar KMDLNj-në për ndihmën e dhënë në shumë procese të cilat kanë ndihmuar UP që të ecë në rrugën e drejtë prezantoi sfidat dhe projektet aktuale që janë duke u implementuar në UP .

Në këtë takim u dakorduam për marrëveshje bashkëpunimi e cila u mundëson studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” mbajtjen e praktikës profesionale në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pasi që deri më tani KMDLNj kishte marrëveshje të veçanta me
katedra të veçanta të UP për mbajtjen e praktikës profesionale për studentë.

Gjithashtu, u diskutuan edhe për 3 (tri) raste të cilat janë paraqitur në KMDLNj, studentë të nivelit të doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, ku këta studentë po obligohen të paguajnë për kohën kur nuk kanë marrë shërbime nga fakulteti i tyre.

Problem tjetër i këtyre studentëve është edhe mungesa e mentorit. Këta studentë kanë përfunduar me sukses të gjtha provimet por pasi që
në Fakultetin Ekonomik ka numër të kufizuar të profesorëve të cilët mund të mentorojnë studentë për punim diplome janë ende në pritje , pa fajin e tyre.

Të ngjashme