Studenti i Riinvestit lanson aplikacionin “Vala ime”

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 19:07 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e mbrojtjes se temës së diplomës në Kolegjin Riinvest, studenti Abaz Berisha lansoi aplikacionin “Vala ime” përmes të cilit ofrohet digjitalizimi i kodeve të shkurtra.

Ai në prani të mentorëve, familjarëve dhe medieve, ka shtjelluar në hollësi aplikacionin “Vala Ime”, për të cilin tha se është frymëzuar nga reklamat promovuese të Operatorit Vala.

Duke parë vështirësitë me të cilat ballafaqohet klientët e operatorit Vala, ai tha se është munduar që pjesët kryesore të cilat janë menaxhuar përmes kodeve të shkurta, t’i paraqet përmes butonave, apo siç e ka quajtur ai “Vala Ime”.

“Jemi munduar që pjesët që janë menaxhuar përmes kodeve të gjata dhe në të njëjtën kohë jemi detyruar t’i mbajmë në mend, të mundësojmë një aplikacion i cili në vete ngërthen këto module vetëm përmes butonave”, tha ai.

Ai tha se për të jetësuar në praktikë këtë aplikacion i duhet më së shumti një javë.

E për këtë punë, Berisha u shpërblye me notën 10. Mentorët e vlerësuan temën e tij si një nga më interesantet dhe inovativet.

Të ngjashme