E ardhmja e Neymarit te Paris Saint-Germaini ka qenë në dyshim që prej transferimit të tij nga Barcelona për 220 milionë euro në gushtin e vitit 2017.
Real Madridi ishte menduar si alternativë nëse braziliani kërkon largimin nga Parisi, por mundësia e rikthimit te Barcelona është rritur në muajt e fundit dhe Suarezi ka pranuar se do t’i pëlqente ta kishte përsëri partner të sulmit.
“Në futboll kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Mund të luaj me të te Barcelona, në një ndeshje shokësh apo edhe në shtëpinë time”, ka thënë Suarezi për Globesporte.
“Ajo çfarë ka thënë Neymari është e vërtetë. Në çdo afat kalimtar flasin për të shumë. Në njërën anë është Neymari dhe në anën tjetër Neymari. Ne duhet ta lëmë që ta shijojë vendimin që mori e që ishte largimi drejt Parisit”, ka thënë braziliani.
“Lëreni ta shijojë Parisin dhe kur të vjen mundësia, do të vendos se çfarë do të bëjë dhe do ta mësojmë të gjithë këtë. Është i pjekur dhe i kujdesshëm”.