Suhareka me deklaratë kundër kthimit të serbëve në Mushtisht (Dokument)

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 14:33 | Nga

Alush Shala, asamblist i PDK-së në Asamblenë Komunale të Suharekës sot lexoi deklaratën rreth kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht.

“Duke qenë se plakët janë të hapura, së pari të kthehen të zhdukurit, të ketë kërkim falje nga serbët, të vihen para drejtësisë personat e kriminuar, e pastaj të krijohet klima për kthim”, ka thënë ndër të tjera Shala, transmeton TherandaPost.

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Suharekës kanë votuar unanimisht këtë deklaratë.

Kjo pikë nuk ka qenë pjesë rendit të ditës, por në fillim të takimit, asamblisti Shala nga PDK kërkoi fillimisht që të futet në rend të ditës, gjë që u bë.

Të kujtojmë se muajin gusht ka dështuar një kthim i përkohshëm i serbëve, që u pengua nga banorët e fshatit Mushtisht.

14885727_10208800011611767_53997269_n

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme