Shpallen fituesit e konkursit letrar

Suharekë | 17 Shk 2017 | 23:16 | Nga

Në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbahut”, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë, u mbajt një orë letrare në të cilën u bë promovimi i librit “Më duaj” nga Marigona Sylaj Dili.

Ndërsa, fituesit e konkursit letrar që u organizua me këtë rast ishin:

  • Poezi për të rinjtë: vendi i parë – “Vendi im”, vendi i dytë -“U largua pa dëshirë”, vendi i tretë -“Fol me mua “.
  • Prozë për të rinjtë: vendi i parë – “Qyteti pa mëshirë”, vendi i dytë – “Viti 99”, vendi i tretë – “Perëndimi”.
  • Poezi për të rritur: vendi i parë – “Këngë sizifi”, vendi i dytë – “Kam forcë s’do lodhem”, vendi i tretë – “Opsesion”.
  • Prozë për të rritur: vendi i parë – “Psalm kosovar për një gjyshe”, vendi i dytë – “I çmenduri i mençur”, vendi i tretë -“Melodi”.

Të ngjashme