Suksesi me përfaqësuesen i jep shtytje një pjese të lojtarëve të Kosovës

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar pak ditë qëkur përfaqësuesja e Kosovës në futboll u kualifikua për në plejof të Ligës D të Ligës së Kombeve. Kjo e arritur u vlerësua historike për futbollin e Kosovës.

Kalimin në plejofin e Ligës D, Kosova e siguroi duke fituar dy ndeshjet e fundit të Grupit 3, atë të 17 nëntorit ndaj Maltës (5:0) dhe ndeshjen vendimtare kundër Azerbajxhanit, në Prishtinë më 20 nëntor (4:0). Në këtë sukses lart u vlerësua kontributi i Hekuran Kryeziut, Benjamin Kolollit dhe Vedat Muriqit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryeziu në ndeshjen kundër Azerbajxhanit asistoi kurse Kololli kontribuoi me dy asistime. Një asistim dha edhe Muriqi. Kololli dha kontribut edhe në fitoren ndaj Maltës në udhëtim, duke shënuar një gol. Ndaj Maltës kontribut me një gol dhe një asistim dha edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Të tre futbollistët pas suksesit me Kosovën formën e mirë e kanë vazhduar edhe me klubet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme