Sulm i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit, 35 të vdekur

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi persona të armatosur sulmuan të enjten aeroportin më të madh të Nigerit, njoftuan autoritetet.

Ky është sulmi i dytë ndaj këtij objekti brenda më pak se pesë muajsh.

Banorët e vendit me shumicë myslimane i thanë BBC-së se sapo kishin përfunduar faljen e namazit të mëngjesit kur dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh nga Aeroporti Ndërkombëtar “Diori Hamani”, i vendosur në kryeqytetin Niamej.

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit bëri të ditur se në mesin e viktimave janë 22 sulmues, 11 ushtarë dhe dy civilë.

Mbrëmjen e së enjtes, grupi xhihadist Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM), i lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin.

Nigeri po përballet prej më shumë se një dekade me kryengritje të grupeve islamiste.

Të ngjashme