Sulmi me bombë në autobus lë të paktën pesë të vdekur në Afganistan

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Një bombë magnetike ka shpërthyer në një autobus i cili po transportonte punëtorë të qeverisë së Afganistanit, duke lënë të vrarë të paktën pesë persona dhe duke lënë të lënduar 10 të tjerë, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Afganistanit.

Shpërthimi, është pjesë e serisë së bombave që po shpërthejnë në kryeqytetin Kabul. Policia ka rritur masat e sigurisë për shkak edhe të festës së Bajramit.

Ministri i Brendshëm në Afganistan, Nasrat Rahim tha se autobusi ka qenë duke transportuar punëtorët e Administratës së Pavarur të Reformave dhe Komisionit për Shërbim Civil, në momentin kur ka shpërthyer, duke e lënë autobusin në flakë dhe tym të zi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Të dielën, dy njerëz u vranë dhe 24 u lënduan nga një bombë tjetër e cila shpërtheu në Universitetin e Kabulit. Përgjegjësinë e kishte marrë Shteti Islamik. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme