Të martën në sheshin “Zahir Pajaziti” janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me (thikë) dy viktima meshkuj duke u shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.