Sulmohet agjencia turistike shqiptare në Athinë

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një turmë ekstremistësh të djathtë sulmuan me koktej molotov një agjenci turistike shqiptare në Athinë.

Sulmuesit kanë dëmtuar fasadën e zyrave të kompanisë turistike që lidh Athinën me Vlorën. Fatmirësisht, brenda në zyrë në kohën e sulmit nuk kishte asnjë punonjës, as kalimtarë jashtë.

Dyshimet e para bien ndaj anëtarëve të Agimit të Artë. Ndërkohë që policia po heton edhe pista të tjera, sulmi si pasojë e vrasjen e Kostandinos Kaçifës në Bularat është një prej tyre, bëjnë me dije burimet policore në Athinë, transmeton tch.

Policia thotë se ka rritur masat e sigurisë në zonën që operojnë agjencitë shqiptare të udhëtimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme