Sulmohet Prokuroria e Durrësit, vidhen dokumente nëpër zyra

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:42 | Nga

Sulmohet për herë të dytë organi i akuzës durrsake.

Natën e kaluar, persona ende të paidentifikuar janë futur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, që ndodhet në katet e fundit të godinës që e ndan me Gjykatën.
Mësohet se autorët kanë vjedhur dokumenta në zyrat e prokurorisë, shkruan Top Channel.

Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj vjedhjeje dhe natyra apo sasia e dokumentave dhe dosjeve hetimore të vjedhura.

Më 8 maj u grabit edhe korrespondenca e prokurorisë, përmes sulmit në mes të ditës të korrierit që sapo e kishte tërhequr atë nga filiali kryesor i postës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme