Sulmohet punëtori i KEDS-it me shufër metalike

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 19:42 | Nga

Policia e Kosovës në Prizren njofton se rreth orës 14:20 minuta ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në oborr të një shtëpie në rrugën “Janina” , dy punëtorë të KEDS-it që ishin duke i kontrolluar njehsorët elektrik janë penguar në punën e tyre.

Madje njëri nga ta është sulmuar fizikisht me duar dhe me një shufër metalike.

Punëtori ka kërkuar trajtim në emergjencë ndërkaq policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është ndalur nën masën e arrestit policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme