Sulmohet shefi i Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 08:43 | Nga

Para pak çastesh është rrahur Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Gazeta Insajderi mëson se sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës së tij nga persona të maskuara.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.

Zogaj aktualisht është në emergjencë duke u trajtuar. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, kryesisht në kokë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme