Ekonomia Online
FUNDIT

Sulmoi dy policë, arrestohet një person në Rogoqicë të Kamenicës

Sulmoi dy policë, arrestohet një person në Rogoqicë të Kamenicës

Dy policë janë sulmuar nga një person në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, për çka janë detyruar të marrin edhe tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, dhe më pas edhe kishte sulmuar fizikisht zyrtarët […]

Dy policë janë sulmuar nga një person në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, për çka janë detyruar të marrin edhe tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, dhe më pas edhe kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast. Si pasojë e sulmi dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme