Një person në Pejë ka sulmuar nënën dhe vëllain e tij, e më pasë gjatë arrestimit ai sulmoi edhe dy policë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Dy viktimat nënë e djalë kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.