Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull në Lipjan pasi që kishte sulmuar bashkshortën e tij.
Sipas raportit policor i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën Femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.