Sulmuan dhe tentuan ta vrisnin një burrë, një i arrestuar dhe dy të dyshuar në kërkim

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se i njëjti, së bashku me dy të dyshuar të tjetër, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë një kosovar, të enjten në Obiliq.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bënë të ditur se të dy të dyshuarit të përfshirë gjenden në arrati. Ndërkaq, vikitima ka pranuar tretman mjekësor për plagët e marra.

“Rr. Hasan Prishtina , Obiliq 05.01.2023 – 19:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme