Policia kineze është vënë në kërkim të një 30 vjeçari, pasi që është i dyshuar për sulmin me thikë në provincën Hebei të Kinës, që rezultoi në vdekjen e tre personave dhe lëndimin e disa të tjerëve.
Policia e regjionit Wenan, ka bërë publike disa fotografi të të dyshuarit ku është bërë e ditur se personi në fjalë ka qenë banorë i atij lokacioni ku e ka kryer sulmin.
Policia komunale ka lëshuar një deklaratë ku thuhej se një sulm me thikë që u zhvillua herët në mëngjes, ka lënë të vdekur tre persona, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Sulmet e tilla shpesh herë i kryejnë personat me sëmundje vendore dhe me ankthe personale. Pasi që kontrolli mbi armët është jashtëzakonisht i madh në këtë zonë, thikat mbeten si arma e vetme për të kryer një sulm.