Super verë sportive në Artmotion

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Ngjarjet sportive në Artmotion asnjëherë nuk mbarojnë, as edhe atëherë kur të gjithë pushojnë.

Gushti super i pasur dhe atraktiv fillon të Premten me 2 gusht, me atraksionin One Championship në Manilla.

Të Shtunën me 3 gushtë, fillojnë kualifikimet e Moto GP për Grand Prix në Çeki, për të vazhduar me kualifikimet e Formula 1 për Grand Prix në Hungari, ndërsa mbrëmja do të jetë përplot me futboll e basketboll. 

Tri ngjarje njkëohësisht në tri kanale, Kosova në Luksemburg fillon betejat vendimtare parakualifikuese për Eurobasket 2021.  Në Prishtinë, hapet direkt dhe ekskluzivisht vetëm në Artmotion, Eurobasket U20 për femra me ndeshjen Kosova – Turqia, dhe nga Superliga Zvicerane e Futbollit do të transmetohet ndeshja Thun – Basel.

Gushti me basketboll vazhdon. Betejat vendimtare para kualifikuese të Kosovës direkt nga palestra Minatori në Mitrovicë, Kosova – Britania e Madhe dhe Kosova – Luksemburgu ndërsa të Dielën me 11 gushtë përmbyllet edhe Eurobasketi U20 për femra që zhvillohet në Prishtinë, me ndeshjet direkte për vend të tretë dhe titull kampioni.

Edhe një risi në Artmotion. Kampionati Evropian në Beach Volley për herë të parë në vendin tonë do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në Artmotion.

Për fund, më të mirët e më të mirëve, dukati i Kosovës vetëm dhe ekskluzivisht në Artmotion – Kampionati Botëror në Xhudo. Direkt nga Tokio, Artmotion sjell betejat e mëdha dhe të vështira të xhudistëve tanë: Majlinda, Nora, Distria, Loriana e Akili do të luftojnë për majat botërore.

ME ART SPORT, SPORTI ËSHTË ART.

Ndërsa të tjerët rreziten dhe pushojnë, #Artmotion turbo punon dhe një super verë sportive ju ofron. Gushti do të jetë një muaj me shumë emocione dhe adrenalinë me shumë ngjarje sportive që mund t’i ndiqni ekskluzivisht vetëm në #Artmotion.#TjetërNivel

Gepostet von Artmotion am Montag, 29. Juli 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme