Superkompjuteri parashikon kampionin, skuadrat që mbesin pa Ligën e Kampionëve dhe ekipet e reja të Championship

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Tabela e Ligës Premier duket se ka nisur të qartësohet ku titullin e kampionit e synojnë dy skuadra.

Kampioni aktual, Manchester City dhe lideri aktual i ligës elitare angleze, Liverpool janë duke udhëhequr me siguri të plotë garën derisa Manchester United ka ngecur shumë pas tyre.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në fund të sezonit bazuar në statistikat e ‘superkompjuterit’ Football Web Pages.

Rezultatet e tyre të parashikuara, bazuar në probabilitetin e secilës ekip, kanë krijuar një tabelë përfundimtare se ku do të përfundojë ekipi juaj?

Liverpooli në fund të këtij sezoni do të ketë 106 pikë me këtë ritëm në rast se fitojnë si mysafirë te City dhe United.

Citizens do të kenë një pikë më pak se kampioni duke lënë pas Chelsean 90 sosh. Arsenali dhe United do të mbeten jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, përkatësisht në vendin e pestë, respektivisht në të gjashtin. I pari do të ketë në fund të sezonit 81 pikë gjersa i dyti do të grumbullojë 61.

Ndryshe, tri skuadrat që do të largohen nga liga janë Fulham (20), Huddersfield Town (19) dhe Southampton (18).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme