Suspendohen tetë oficerë korrektues në Gjilan e Lipjan

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 15:43 | Nga

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ku është informuar se ndaj tetë oficerëve korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka marrë vendim për suspendim të këtyre zyrtarëve: G.S., XH.D., K.Rr., M.M., A.L., D.B., M.M. dhe A.S, njofton Ministria e Drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme