Suspendohet polici që shprehu gëzim për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Polici Gëzim Krasniqi është suspenduar nga detyra, pasi i njëjti shfaqi në Facebook lumturi për aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Gjykatës Speciale, ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se polici në Prishtinë, Gëzim Krasniqi është suspenduar nga detyra, pasi i njëjti shfaqi në Facebook ndjenja gëzimi për aktakuzat ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Është suspenduar”, ka thënë shkurt Drejtori i Policisë, kur është pyetur në lidhje më këtë rast, që ishte publikuare edhe në mediat vendore.

Polici Krasniqi, i cili punon në Prishtinë si polic, ka shpërndarë lajmin në rrjetin social Facebook dhe se ndjehet i kënaqur (lexo: feeling happy ka shkruar në Facebook).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme