Sveçla: Arrestohet krimineli Dalibor Spasiç, sulmues i gazetarëve në veri

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Mibistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë edhe një i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në veri.

Ai ka zbuluar identitetin e personit të parrqstuar nga Policia dhe nuk heziton ta quajë kriminel (megjithëse këtë duhet ta vërtetojë gjykata).

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic”, ka shkruar Sveçla, në Facebook.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”.

“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka theksuar kreu i MPB-së.

Të ngjashme