Sveçla i reagon Ramës: Vendimi për “Prishtina Parking” po zbatohet pa bazë ligjore

Prishtinë | 09 Sht 2025 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gezim Sveçla, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të kryetarit Përparim Rama për rikthimin e pagesës së detyrueshme dhe gjobave në “Prishtina Parking”.

Sveçla ka thënë se aktivizimi i masave ndëshkuese pa ndryshuar dhe plotësuar Rregulloren nga Kuvendi Komunal është i jashtëligjshëm.

Sipas tij, që nga muaji maj, kur Gjykata Supreme rrëzoi disa dispozita të Rregullores, ekzekutivi i Prishtinës ka pasur kohë të mjaftueshme ta sjellë ndryshimin në Kuvend, por nuk e ka bërë.

“Çdo gjobë e shqiptuar në këtë periudhë është e kontestueshme dhe cenon drejtpërdrejt parimin e legalitetit. Përgjegjësia bie mbi ekzekutivin që po vepron pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës më të lartë në vend”, ka shkruar Sveçla.

Të ngjashme