Sveçla: Ka ashpërsim të retorikës nga Serbia, prania e Policisë nuk është provokim

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ka ashpërsim të retorikës nga autoritete serbe dhe për këtë është e nevojshme qëndrimi i Njësisë Speciale në pikat kufitare në veri, raporton Ekonomia Online.

Këtë e tha gjatë një konference për medie me homologun e tij austriak, Karl Nehammer.

Tutje, Sveçla ka thënë se qëndrimi i policisë kufitare në veri nuk është provokim por parakusht për mirëqenie.

“Policia e Kosovës qëndron në pika kufitare por  kjo nuk është provokim dhe as kërcënim për qytetarët dhe ligjshmëria në Veri është parakusht për mirëqenie. Deri më tani janë lëshuar mbi 11 mijë targa”.

“Vendimi nuk është i drejtuar kundër qytetarëve por përmbushje e një obligimi ligjor. E kemi bërë të qartë se angazhimi i njësive tona nuk është bërë drejtuar rrezikimit të interesave por për të mbrojtur pikat tona kufitare dhe personelin që shërben aty. Pas vendosjes së barrikadave ne kemi parë ashpërsim të retorikës së autoriteteve serbe”.

“Me largimin e barrikadave prezenca e njësisë speciale do të ishte e panevojshme edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar”, ka thënë Sveçla.

Svecla tha se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës do të largohet në momentin kur do të përfundojë nevoja për mbështetje.

“Në momentin që do të përfundojë nevoja për mbështetje nuk kemi nevojë që Policia e Njësisë Speciale të qëndroj aty , dhe kjo do të  duhej të përfundonte sa më shpejtë dhe kjo do të ndodhë kur rendi dhe ligji sundon në atë zonë .Ne përshëndesim gjithë ndihmën që KFOR dhe EULEX po na jep në këto momente”.

Më tej, ministri i MPB-së tha se si Qeveri mbeten të përkushtuar në luftimin e krimit dhe të korrupsionit duke ju dhënë mesazhe të qarte grupeve kriminale se do t’i luftojnë.

“Austria është ndër shtetet e para që e njohu Kosovën dhe që atëherë nuk ka ndalu përpjekjet dhe jemi falënderues për mbështetjen e sinqertë. Edhe pse takimi i sotëm po bëhet në rrethana pandemia ku qeveria e Kosovës po punon në luftimin e pandemisë, ne diskutuam për sundimin e ligjit luftën e krimit dhe korrupsionit dhe përfshirë situatën në veriun e vendit”.

Të ngjashme