Sveçla për rastin e 11 vjeçares: E mitura është dhunuar më shumë se një vit

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur në një konferencë për medie për rastin e dhunimit të 11 vjeçares, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, në bazë të hetimeve kanë kuptuar që bëhet fjalë për dy e më shumë raste të dhunimit të së miturës për më shumë se një vit.

“Nuk mund të them saktësisht, meqenëse çështja është nën hetim, por tashmë mund të them se më shumë se një vit është keqpërdor dhe dhunuar e mitura 11 vjeçare. Këto janë informatat e para”.

“Ne kemi kuptuar fatkeqësisht që nuk bëhet fjalë për një rast apo dy raste. Por bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të të miturës 11 vjeçare. Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit kryesor të Kosovës, ia kam bërë drejtpërdrejtë në mënyrë që të gjithë të përfshirët në këtë rast edhe hetuesit policorë të paraqitën si dëshmitarë në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe publiku të informohet drejtë për atë se çfarë ka ndodhë”.

Sveçla ka thënë se ka kërkuar nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës që të gjithë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve për të kuptuar mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Tutje Sveçla ka thënë që edhe institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur viktimën.

“Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur e më pas për të identifikuar atë se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikimin e të gjithë dhunuesve që fatkeqësisht nuk janë arrestuar të gjithë”, ka thënë ai.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/svecla-eshte-sulmuar-shtepia-e-nje-rreshteri-te-policise-ne-veri/

Të ngjashme