Ministri Sveçla priti në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim si dhe Përfaqësuese Rezidenciale të UNDP-së në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson, si dhe Maria Suokko- Përfaqësuesen Rezidenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë takim u diskutua lidhur me projektet e realizuara deri më tani dhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Me këtë rast, ministri Sveçla ka falënderuar koordinatoren për Zhvillim e OKB-së, Richardson si dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Suokko për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e sigurisë.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi Richardson dhe Suokko kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MPB-së edhe në të ardhmen.