U gjet fëmija i humbur në Gjilan

Prishtinë | 28 Pri 2025 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) bëri të ditur se e gjeti fëmijën që të dielën është raportuar i humbur.

“Fëmija është gjetur dhe është i sigurt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi për gjetjen e tij është bërë të dielën pak para mesnatës.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar të dielën në Facebook se ekipet janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht me autoritetet lokale dhe qytetarët për lokalizimin e fëmijës.

Familjarët kishin kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

Të ngjashme