Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media, ka thënë se janë qindra aplikime të shtetasve të Serbisë për të marrë nënshtetësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sveçla deklaroi se aplikimet e këtyre shtetasve, të cilët jetojnë apo punojnë përkohësisht në Kosovë, janë duke u verifikuar.
“Ka pasur me qindra aplikime të shtetasve të Serbisë të cilët jetojnë apo punojnë përkohësisht në Republikën e Kosovës. Të gjitha janë individualisht duke u verifikuar. Në momentin që përplotësohen kërkesat ligjore edhe kërkesat iu kanë adresuar atyre, në momentin e publikimit të këtij ligji do të fillojmë edhe me fazën tjetër”, deklaroi ai.
