S’votohen propozimet e Lekajt, Murati jep detaje për Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, edhe pse nuk ka pasur kuorum, raporton Ekonomia Online.

Projektligjin para deputetëve e ka arsyetuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Fillimisht deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lejak ka bërë dy propozime në kuadër të këtij Projektligji, propozime këto që nuk kanë marrë mbështetjen e Komisionit.

Ai ka propozuar që afati për kompensimin e kompanive të shtyhet deri më 30 gusht të vitit të ardhshëm dhe se kompanive t’u paguhet 30% e vlerës totale të projektit e jo 20% sa ka propozuar Qeveria.

Këto propozime të Lekajt nuk janë përkrahur nga pozita.

“…duhet të ketë ndryshim që të shkohet në 30% të vlerës totale të faturës. Duhet të ndryshohet ligji sepse është në kohë ta gabuar sepse shumica e operatorëve ekonomik kanë punuar shumë pak. Ky afat të shtyhet deri me 30 gusht 2023. Duke marrë parasysh dimrin se nuk do të ketë punë publike deri në prill. Periudha dimërorë që nuk punohet i’u ndihmojmë edhe dy muaj vere. Nëse nuk shkohet kështu unë nuk votoj. Po shihet qe edhe ky nuk do të kalojë dhe më tepër po bëni politikë sesa arsyeshmëri”.

“Ky projektligj nuk ka marrë për bazë kërkesat ekonomike. Ky projektligj nuk dihet se me çfarë metode është caktuar tavani 20%. Përqindja të jetë 30% të faturës bazë. Unë mendoj të shkohet me 30% sepse çmimet janë rritur shumë”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se është vendosur që afati të jetë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe se tavani prej 20% është vendosur në koordinim me palët.

Sipas tij, ndërpreja e kontratave do të bëhet vetëm në rast se nuk përfundohen punët nga operatorët.

“Periudha ka paraparë mbulesën prej 12 muaj deri me 30 qershor të vitit të ardhshëm. Nuk është se punët stopohen, por mbulueshëmria e ligjit është deri me 30 qershor. E kemi vendosur tavanin 20% në koordinim”.

“Në kushte normale për shkak të mos kryerjes së punëve nga operatorë ekonomik organizata duhet t’ia nderjeje kontratën. Kemi paraparë këtë ndërhyrje tavan që nuk lejon kontratë të prishen për pak. Kur nuk kryhen punët nga operatorë ekonomik kemi të bëjmë me shkelje kontrate”.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, tha se zgjatja e afatit nuk është e nevojshme dhe se sipas tij, punët nuk duhet të neglizhohen.

“Është e panevojshme zgjatja e afatit dhe duhet të përfundohen ato punë. Është e mirë që është një periudhë për kompanitë që kanë filluar punët të mosneglizhohen. Kompanitë kanë leverdi me u tërheq prej kontratës dhe me shkuar me ritenderim”.

Të ngjashme