Bersant Celina duket se do të largohet gjatë këtij afati kalimtar.
Sulmuesi i talentuar nga Kosova do të largohet përfundimisht nga Manchester City pas dy viteve radhazi si i huazuar.
Celina ishte pjesë e Twentes në Holandë dhe Ipswich Town në Championshipin anglez.
Por karriera e tij duket se do të vazhdojë përsëri në futbollin anglez dhe në Championship.
Është skuadra e famshme uellsiane, Swansea City e cila po këmbëngul për transferimin e Celinës.
Bisedimet mes klubeve kanë filluar kohë më parë dhe duket se janë pranë marrëveshjes.
Celina do t’i bashkohet Swanseas për katër milionë funte dhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.
Ndërkohë City beson në talentin e futbollistit dhe ka kërkuar të jetë një klauzolë ku i lejon ata ta riblejnë prizrenasin.
21-vjeçari edicionin e kaluar tek Ipswichi në Championship shënoi shtatë gola.