Swift lë në hije albumin e ri të Perryt

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 14:18 | Nga

Taylor Swift e ka rikthyer muzikën e saj në Spotify, në të njëjtën ditë kur shfaqet albumi i ri i Katy Perry.

Të dy yjet janë në një grindje të gjatë që thuhet se filloi si mosmarrëveshje rreth kërcimtarëve mbështetëse.

Mbrëmjen e djeshme, menaxherët e ekipit të Taylorit bëri me dije se ylli i muzikës pop do të publikonte të gjithë katalogun e saj të këngëve në të gjitha sajtet dhe aplikacionet e transmetimit online në mesnatë.

Kjo do të ishte një gjë normale, nëse nuk do të ishte planifikuar që më parë një publikim i profilit shumë të lartë.

As më shumë e as më pak se Katy Perry, armikja e betuar e Taylor Swift. Të bëhet fjalë thjesht për një rastësi?

Natyrisht që jo, me Taylor nuk bëhet kurrë fjalë për një rastësi të thjeshtë! Është fakt i ditur tashmë që pas asaj fytyre ëngjëllore fshihet diçka më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme