“Syri i Popullit”, prokurori heq dorë nga ndjekja penale për Berishën e Luzhën, kërkon dënimin e të tjerëve

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 10:27 | Nga Kastriot Kokollari

Ka nisur gjykimi në rastin “Syri i Popullit” ku pritet të jepet fjala përfundimtare nga të akuzuarit, raporton Ekonomia Online.

Prokurori special, Sylë Hoxha në mungesë të provave ka hequr dorë nga ndjekja penale për Sadik Berisha dhe Lirije Luzhën.

Kurse për ta akuzuarit e tjerë ai tha se ata janë anëtarë aktiv të organizatës kriminale “Syri i Popullit” ku secili me mënyrën e vet ka kontribuar.

“Unë fjalën përfundimtare e kam përgatitur me shkrim. Në mungesë të provave unë heq dorë nga ndjekje penale e Sadik Berishës dhe Lirije Luzhës dhe në mungesë provash unë kam hequr dorë. Ne në letë shqyrtim kemi bërë shqyrtim veprave penale”.

“Sa i përket të akuzuarve konsiderojë se pa dyshim të akuzuarit janë anëtarë aktiv të organizatës kriminale Syri i Popullit ku secili me mënyrën e vet ka kontribuar”.

“Duke pasur parasysh ato që i kemi në shkresa dhe kemi dëgjuar e analizuar unë i propozoj gjykatës që të akuzuarit ti shpall fajtor për vepër penale dhe përgatitje për vepër terroriste kundër rendit kushtetues i propozoj gjykatës qe Avni Llumnica të shpallet fajtor edhe për veprën penale dhunim”.

“I propozojë trupit gjykues qe me rastin e marrjes se vendimit t’i marr parasysh të gjitha rrethanat dhe peshën e veprave penalen. Sa i përket të akuzuarit RexhepTophana gjykata të merr rrethana lehtësuese për faktin se ai ka qenë me sjellje shumë korrekt”, tha Syle Hoxha.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja, Naime Jashanica-Krasniqi tha se seanca është publike mirëpo kamerat nuk kanë marrë leje të xhirojnë fjalën përfundimtare. Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Të ngjashme