Liverpooli ka siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Dominik Szoboszlai ka vazhduar kontratën me “The Reds” deri në verën e vitit 2031.
Mesfushori hungarez ka qenë një nga figurat kyçe të ekipit që nga transferimi i tij në “Anfield”, duke bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij të vazhdueshme.
Rinovimi i kontratës konsiderohet një sinjal i qartë i ambicieve të Liverpoolit për vitet e ardhshme.
Me marrëveshjen e re, 25-vjeçari konfirmon se e sheh të ardhmen e tij të lidhur ngushtë me gjigantin anglez.