Szunyog e konsideron Programin Erasmus+ më të suksesshmin në historinë e BE-së, fton të rinjtë të aplikojnë

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog në konferencën e organizuar nga MAShT-i dhe Erasmus+ ku u prezantuan rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional, tha se programi Erasmus+ është programi më i suksesshëm në historinë e Bashkimit Evropian për më shumë se 25 vjet, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ky program i ka mbështetur shumë studentë e staf akademik, duke sqaruar se këtë vit Kosova ka përfituar 21 projekte nga ky program.

Sipas ambasadorit të BE-së në Kosovës studentët e përfshirë në Erasmus+ janë kthyer në Kosovë për të kontribuuar në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës.

Ai ka shtuar se programi nuk është si çdo program tjetër, por është një dritare për të rinjtë e Kosovës.

“Erasmus + ka qenë  programi më i suksesshëm në historinë e Bashkimit Evropian për më shumë se 25 vite, duke i mbështetur miliona student e staf akademik për t’i përmirësuar shkathtësitë dhe ekspertizën e tyre. Fatmirësisht Kosova arriti të i bashkëngjitur Erasmus+ në vitin 2015 dhe t’i marr ato mundësi që i ofronë. Nga viti 2015 deri në vitin 2020, 3813 student dhe staf akademik kanë udhëtuar në Evropë dhe 2007 veta janë kthyer në Kosovë përmes programeve të mobilitetëve ndërkombëtar të programit Erasmus+”.

“Po ashtu gjatë viteve janë ndarë 35 bursa për studentet. Këta student janë kthyere me një perspektiv të freskët dhe me motivim të rritur për të kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës. Këtë vit është numri më i madh i projekteve përfitues që shënon një rritje prej 30%, dhe janë 21 projekte në fushën e ngritjes së kapaciteteve në arsimin e lartë e profesional. Prandaj i’u bëjë thirrje të gjitha institucioneve që t’i shfrytëzojnë këto mundësi nga Erasmus+. Për fund dua të ju thërras të gjithëve që t’i shfrytëzoni këto programe që i ofron Erasmus+. Programi nuk është si çdo program tjetër, por është një dritare për të rinjtë e Kosovës”, tha ai.

Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, e ka quajtur lajm të mirë përfitimin e 21 projekteve nga programi nga fusha e arsimit të larët dhe ai profesional, raporton EO.

Ajo tha se përfituesit kanë përfituar në lëminë e transformimit dixhital në arsimin e lartë dhe profesional, transformimin në politikat e agjendës së gjelbër dhe gjithëpërfshirjen në arsim.

“Ju kemi ftuar që t’iu japim lajme të mira për Kosovën dhe institucionet e arsimit të lartë dhe atij profesional. Erasmus+ i feston 35 vjet të ekzistencës së saj në BE është programi më i madh dhe më i suksesshëm në fushën e arsimit të lartë dhe profesional”.

“Numri i projekteve përfituese është 21 projekte, nga fusha e arsimit të larët dhe profesional, akoma po presim rezultate në fushën e sportit dhe rinisë. Temat kryesore që projektet kanë përfituar është transformimi dixhital në arsimin e lartë dhe profesional, transformimin në politikat e agjendës së gjelbër dhe gjithëpërfshirja në arsim”, tha ajo.

LEXO EDHE:

Të ngjashme