Tahiri: 153 milionë euro vlera e 220 kontratave një burimore, ka material të mjaftueshëm për Prokurori

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë që nga hulumtimi që kanë bërë kjo parti del që në shtatë institucione janë nënshkruar 220 kontrata një burimore me mbi 153 milionë euro.

Ai ka thënë se në nënshkrimin e këtyre kontratave prin Korporata Energjetike e Kosovës, me 87 kontrata të nënshkruara.

Ai ka thënë se nga ajo që kanë parë me këto kontrata, ka material të mjaftueshme për t’i dërguar prokurori për hetime.

“Ato që kanë qenë problematike gjatë qeverisë Kurti janë dy llojet e kontratave që janë burim i korrupsionit. Për njërën e kemi shifra konkrete, për një lloj tjetër nuk kemi fare. Nëse e shohim kontratë një burimore si GP në hulumtimin që kemi bërë në shtatë institucione, për vitin 2022-2023 në këto shtatë institucione del mbi 153 milionë janë 220 kontrata. Institucionet që kanë nënshkruar këto prin Korporata Energjetike e Kosovës , i ka nënshkruar 87 kontrata në vlerë prej 102 milionë euro në tavolinë… unë mendoj që me aq sa kemi parë me këto kontrata ka material të mjaftueshëm për prokurori, mendoj që hetimi parlamentar do t’i analizoj qartë dhe do t’i procedoj në prokurori ato kontrata të cilat duhet të hetohen”, ka thënë ai.

Të ngjashme