Tahiri: AAK-ja s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, por kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se synim i Kurtit është që të shkohet në zgjedhje pikërisht në kohën kur diaspora vjen në Kosovë.

“AAK nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit.  AAK nuk e bën këtë se kjo është një taktik me shku në zgjedhje në mes të korrikut kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon të ikë nga përgjegjësia e dështimit që e ka bërë. Ai duhet të ballafaqohet  më të gjitha  Grupet Parlamentare për të gjitha dështimet që i ka pas”, tha Tahiri.

Të ngjashme