Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë, tha se as 20% e agjendës së Kuvendit nuk është përmbushur, raporton Ekonomia Online.
Dështim të Kuvendi e ka quajtur ai këtë performancë duke shtuar se kjo është e dëmshme për vendin.
“Kemi pasur shumë dështime nga Kryesia e shumë dështime të votimeve, as 20% e agjendës nuk është përmbushur, kjo është e dëmshme”.
Kur u pyet për nënshkrimin e pesë marrëveshjeve gjatë ditës në kuadër të iniciativës rajonale “Open Ballkan”, ai ka bërë apel që të kihet kujdes në këtë drejtim.
Sipas tij, fillimisht duhet që të zgjidhen problemet me Serbinë, e më pas të punohet në iniciativa rajonale ku Kosova është e barabartë.
“Për Open Ballkan Kosova nuk duhet të jetë në linjë me agjenda që nuk lidhen me BE-në, pas njohjes nga Serbia duhet të shikohen mundësit e bashkëpunimit”.
“Ka shumë pikëpyetje, duhet të kemi rezerva sa i përket kësaj iniciative, duhet të kihet shumë kujdes, duhet të trajtohen shumë çështje të tjera me Serbinë e më pas të jemi pjesë e këtyre agjendave”.