Tahiri i thotë Kusarit: Një komision i formuar nga PDK-ja ua ka dërguar zyrtarin e lartë në burg

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka thënë shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit se një komision i iniciuar nga PDK-ja ua ka dërguar në burg një zyrtar të lartë të partisë në pushtet.

Këto deklarime, Tahiri i ka bërë nga foltorja e Kuvendit, ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

“Një komision ua ka dërguar një zyrtar të lartë në burg, edhe ky i dyti do ta çojë dikë në burg”, ka thënë deputeti Tahiri.

Tahiri ka thënë kështu duke iu referuar kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili muaj më parë është arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.

Tutje, Tahiri ka folur edhe për shifra lidhur me furnizim me energji elektrike.

“Në janar 2023, kërkesa e KESCO-s për furnizim me energji ka qenë 532 mijë e 753 megavat. Prej komplet këtyre megavateve, kërkesa për import për qytetarët ka qenë pak mbi 19 mijë. 1.75 për qind të energjisë. Nëse ia shtojmë humbjet, importi në muajin janar shkon 13 për qind. Pse duhet qytetarët ta paguajnë një përqindje të tillë për shkak të keqmenaxhimit të energjisë elektrike”, u shpreh Tahiri.

Deputeti i PDK-së ka përmendur edhe disa muaj tjerë.

“Muajin shkurt, kërkesa për import ka qenë në 14 mijë megavat. Muajin shkurt importi ka qenë vetëm 3.01 për qind. Në mars kërkesa për import ka qenë mbi 8 mijë megavat ose 1.97 për qind. Në mars KESCO ka importuar vetëm 1.97 për qind, tjerët e ka bërë KEDS-i etj. Në prill importi ka qenë 8.28 për qind e totalit të energjisë elektrike. Në maj kërkesa për qytetarët ka qenë vetëm 6.02 për qind të energjisë. 94 për qind e kemi prodhuar vetë. Në qershor 2.62 për qind”, u shpreh Tahiri.

Tahiri po ashtu ka përmendur edhe totalin gjatë vitit 2023.

“Totali i vitit 2023 ka qenë – kërkesa e KESCO 4 milion e 900 megavat. Kërkesa për import 255 mijë megavat. Vetëm 5.19 për qind, në total vitin e kaluar, për qytetarët ka pasur import. Ndërsa 94 për qind është prodhuar nga KEK-u e Hidrocentrali Lumbardhi”, tha Tahiri.

Të ngjashme