Tahiri: Iniciativa për shfuqizimin e Speciales politike, jam i obliguar të zbatoj çdo ligj

Gjilan | 12 Jan 2018 | 12:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk ka komentuar iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Tahiri ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë këtë iniciativë pasi sipas tij, është një iniciativë politike, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu ka thënë se duke pas parasysh që Kosova ka një sistem parlamentar, ai është i obliguar që të zbatojë “çdo miratim të çfarëdo ligji qoftë ai”.

“Sa i përket shfuqizimit të Speciales kjo është një çështje që i takon deputetëve që e kanë kërkuar. Unë si ministër i drejtësisë punoj me ligjet aktuale që janë në fuqi, pra me ato ndryshime kushtetuese dhe me ato ndryshime kushtetuese dhe me miratimin e ligjit për funksionalizimin e dhomave të specializuara”.

“Kjo është një iniciativë politike dhe asnjë rrethanë unë nuk do ta komentojë mirëpo unë jam i obliguar të punojë konform ligjeve të Kosovës. Kosova ka një sistem parlamentar dhe ne si qeveri i përgjigjemi kuvendit të Kosovës, deputetëve  të Kuvendit të Kosovës dhe çdo miratim i çfarëdo ligji qoftë ai mua më obligon ta zbatoj”.

Këto komente kreut i MD-së i bëri gjatë vizitës në qendrën e  paraburgimit në Gjilan. Ai ndër të tjera u zotua se në një të ardhme të afër do të rrisin numrin e oficerëve në këtë qendër.

“Si ministër i drejtësisë u zotova që në një të ardhme shumë të afërt do ti plotësojmë nevojat e tyre duke rrit numrin e oficerëve korrektues për këtë qendër e që besojmë se do sillen 30 ose 40 të rinj që do t’i sjellim nga një proces rekrutues në një të ardhme të afërt”.

Ndërsa ud. së drejtorit të burgjeve, Sokol Zogaj tha se beson që viti 2018 do të jetë vit i sukseseve.

“Besoj që viti 2018 do të jetë vit i sukseseve që ka me dalluar prej viteve tjera”.

Të ngjashme