Tahiri: Kam kërkuar nga EULEX-i të monitorojë hetimet për rastin Lumezi

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 10:57 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë vizitës që i ka bërë Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha se ka kërkuar nga EULEX që të monitorojë hetimet për dyshimet lidhur me manipulimin e provimit të jurisprudencës nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka folur edhe për caktimin e Lumezi si kryetar i komisionit për provimin e jurisprudencës. Ai ka thënë se komisioni duhet të shkoj në Kuvend për votim dhe se ky proces nuk do të ndodh pa u përfunduar hetimet për provimin e Lumezit.

“Sa i përket çështjes së provimit të jurisprudencës ju e dini që mbasi veçse unë i kam dërguar në kuvend emrat që lidhen me çështjen në fjalë, unë kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse në këtë rast edhe nga EULEX-i në këtë rast me e kemi ende pjesë të institucioneve të Kosovës, gjyqtarët e tyre, prokurorët e tyre janë pjesë e sistemit tonë kam kërkuar nga ta që një çështje e tillë të mbikëqyret nga afër dhe për këtë kërkojmë qartësi dhe sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Unë e kam thënë që nuk do t’i qes në lajthitje as deputetët e as qeverinë e Kosovës, që të votohen njerëzit për të cilët mund të ketë kontestime sa i përket çështjes së provimit të jurisprudencës. Po e pres çështja në kuvend janë procedura që marrin në kohë ky komision do të dal në votimin e legjislacionit, ne do të kem edhe një përfundim të hetimeve që janë bërë për jurisprudencën e kryeprokurorit të shtetit mirë që u hap kjo çështje dhe tash po prej që kjo të dal me një përfundim të qartë”.

Tahiri tha se është pro krijimit të Gjykatës Speciale e cila do të merrej me krimet e rënda.

Ministri i Drejtësisë tha se po pret raportin dhe rekomandimet që do të dalin nga rishikimi i sektorit të drejtësisë, por personalisht ai është shprehur se është për themelimin e një Gjykate Speciale, që do të trajtonte rastet e ngritura nga ana e Prokurorisë Speciale.

Tahiri foli edhe për arsyen e vizitës në Gjykatën Themelore.

“Ishte kënaqësi për mua që vizitën e parë ta bëjë në Gjykatën Themelore të Prishtinës së bashku me kryesuesin e KGjK-së dhe kryesuesin e KPK-së dhe duke pasur parasysh faktin se Gjykata Themelore e Prishtinës është gjykata me volumin më të madh të punëve që ka në krahasim me gjykatat tjera dhe kjo gjykatë ka nevojë për mbështetjen e mëtutjeshme të qeverisë së Kosovës në krijimin e kushteve më të mira për gjyqtarët dhe në avancimin e mëtutjeshëm të punës së tyre dhe në fund të fundit kjo punë reflekton direkt në jetën e qytetarëve të Kosovës”.

“Pata kënaqësinë ti njoftoj që qeveria e Kosovës për vitin 2018 do ti plotësoj në plotin kërkesat e KGjK-së dhe KPK-së sa i përket buxhetit për këta dy këshilla dhe kjo ngritje e jam i bindur që do të reflektoj në punën. Unë do të jem një avokat i tyre në krijimin e kushteve më të mira për gjyqësorin dhe prokurorinë që të arrijmë që angazhimi jonë të jetë i vrejtshëm në luftën kundër korrupsionit, krimit”.

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Aferdita Bytyqi, tha se gjykata qe drejton ka arritur që ul numrin e lëndëve të vjetruara për 10 për qind, por tha se kanë mungesë të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës.

“Pata rastin ta njoftoj ministrin për efikasitetin e punës së kësaj gjykate dhe degëve të saj për të arriturat që po bëhen çdo ditë në këtë gjykatë, gjegjësisht e njoftova në detaje për punën e departamentit për krime të rënda me theks të veçantë, pasta edhe për departamentet e tjera”.

“Gjykata Themelore e Prishtinës në gjashtë mujorin e parë ka arritur që të ulë numrin e lëndëve të vjetërsuara në 10 për qind për çka ky është një sukses i madh për gjykatën, për stafin, gjyqtarët që punojnë në këtë gjykatë por edhe raportet nëntë mujore të kësaj gjykate që tregojnë një efikasitet të punës së saj. Ministrin e njoftova për sfidat dhe për pengesa që i kemi në punë dhe morëm premtime se këto do të tejkalohen me rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës”.

Të ngjashme