Abelard Tahiri: Kontratat njëburimore, do të iniciojmë formimin e Komisionit Hetimor

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është shprehur se kontratat njëburimore, si burim kryesor e kanë korrupsionin dhe e dëmtojnë buxhetin e shtetit, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, ai tha se do të iniciojnë një komision hetimor për kontrata njëburimore.

“Është jashtëzakonisht shumë shqetësuese. Si GP i PDK-së kemi paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor. Vetëm në vitin 2023 janë 544 kontrata njëburimore, janë në vlerë 116 milionë euro, nëse këtu i marrim edhe vitet paraprake, jemi të bindur që nëse marrin mandatin e te gjitha qeverive nuk do të arrijnë shumë që janë nënshkruar nga kjo qeveri. Janë kontrata të burimit të korrupsionit. E dëmtojnë buxhetin e Kosovës dhe kur e she numrin e tyre kaq të madhe është shqetësuese. Do ta iniciojmë edhe një komision hetimor për kontrata njëburimore”, tha ai.

Për çështjen e zgjedhjeve në komunat veriore, LDK-ja dhe PDK-ja e kanë quajtur rrugë të gabuar procesin, duke shtuar se “është krijuar precedent i dëmshëm”.

“Mënyra e shkarkimit të kryetarëve pa një marrëveshje politike e thellon edhe më tutje ndarjen ndëretnike. Është proces i dëmshëm, proces që nuk do të duhej të vinte si na ka sjellë kryeministri Kurti. Nuk mendoj se do të duhej të përfundonim në këtë situatë që kemi përfunduar”, ka shtuar Tahiri.

Të ngjashme