Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke akuzuar nivelin qendror për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie ndaj krizave të fundit në vend.
Ai tha se për pesë vite me radhë qeveria ka relativizuar çdo alarm, ndërsa qytetarët i ka parë vetëm si vota.
Sipas Tahirit, reagimi institucional ka munguar edhe në situatën e vërshimeve që kanë përfshirë shumë zona të vendit, si dhe ndaj zjarrit që ka përfshirë një nga bizneset më të mëdha në Gjakovë.
Ai kërkoi shpalljen e emergjencës kombëtare, krijimin e një task-force dhe veprim të menjëhershëm për mbrojtjen e jetës, pronës dhe dinjitetit të qytetarëve.