Tahiri: Kurti erdhi në pushtet duke premtuar se do ta zbres çmimin e rrymës

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike ka thënë se qytetarët po paguajnë dyfish çmim më të lartë të rrymës se vitin e kaluar.

Tutje ai tha se Kryeministri Kurti erdhi në pushtet me premtimin kryesor se do ta zbriste çmimin e rrymës, derisa shtoi se Kryeministri dikur thoshte “se paguajmë rrymë shumë shtrenjtë, ndërsa flejmë mbi qymyr”.

“Ky është çmimi më i lartë që paguan qytetari i Kosovës në histori të vet. Çmimi i blerjes së një megavati është dy herë më i lirë se vitin që shkoi. Se sa është i rëndësishëm ky debat shihet nga prezenca e tyre me vetëm një ministër”, tha Tahiri para deputetëve.

“Mbi çfarë baze është ky çmim për qytetarët kur dihet qe ka një marrëveshje se sa ja jep keku çmimin KEDS-it. Ndër premtimet kryesore që ju keni ardh në këtë Qeveri ka qenë që ta zbritni çmimin e rrymës. Kurti thoshte ne e paguajme shume shtrenjtë, duke pasur parasysh që flejmë mbi qymyr. Me ardhjen në pushtet ky qëndrim ndryshoi. S’jam i befasuar pasi Kurti dhe kjo mazhorancë ka qenë kundër secilit investim në sektorin e energjisë, i ka kundërshtuar me krejt fuqinë e vet”, tha Tahiri.

“Një familje që i ka të hyrat 500-600 euro me pagu rrymën 250 euro çmimin e energjisë, ku ka kshtu. Asnjë send se keni bërë. Njerëzit presin në rend për investime solare, të gjithë investitorët asnjë përgjigje se kanë. Pritni Kurtin t’ju thotë shkoni majtas e djathtas”, tha shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Të ngjashme