Tahiri: Kurti se ka bërë fusnotën, por s’ka lënë t’zezë pa thënë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 14:11 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit, Albin Kurti, që shpërfaqi në Bruksel, shkruan EkonomiaOnline.

“Kur të jemi në Bruksel, jemi me reflektu seriozitet si shtete. Pozicionet duhet të jenë të qarta. Qasja e Kurtit ka qenë gabim dhe e paqartë. Kosova të gjitha garancionet që ka marrë për komunitetin jo shumicë i ka realizuar përmes Pakos së Ahtisarit. Çfarëdo tendence që synohet, intervenimi, që të merr ky institucion, kompetenca është e pakalueshme dhe do të dëmtojë të arriturat e Kosovës tash e 20 vjet. Një çështje tjetër përgatitja e Kosovës kandidate për anëtare është e mirë, por qasja ishte jo serioze dhe kishte shumë pasaktësi. Kurti se ka bërë fusnotën, por s’ka lanë të zezë pa thënë, për njerëz në pushtet”, deklaroi Tahiri.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se të hënën do të diskutohen pagat në sektorin publik.

“U vendos që seanca të mbahet me datën 13 të hënën. Jemi të kënaqur që do të diskutojmë një çështje sa i përket pagave në sektorin publik. Me 22 dhjetor të buxhetojmë ligjin e pagave dhe në mars të hyjë në fuqi. Mendoj qe qeveria ka shume gabim kur e trajton ligjin e pagave me sindikata. Çdo diskutim është gabim”, tha Tahiri.

Këto komente ai i ka bëre pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Të ngjashme