Tahiri: Po më bëjnë gjyq djajtë, jo se unë jam engjëll, por s’jam si këta

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 10:31 | Nga

Në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se priste të fliste në parlament prej dy javësh, por ishte e pamundur.
“Para 6 muajsh për mua filloi një histori me të cilën do të përballem deri në fund. Dëgjoj çdo lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë, nuk kisha dëgjuar kurrë kaq akuza për veten time, koka e mafias, kriminel, trafikant etj.

Ky është gjyqi moral që më ka bërë raca që ka shkatërruar vendin për 30 vite, por ligjin moral ma bën djalli, jo se unë jam engjëll, se edhe unë kam punuar, por dhe kam gabuar. Por të ma bëjnë gjyqin ajo lloj race që nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësi për shkatërrimin e vendit kjo është e papranueshme.

Po me akuzojnë që integrimin po e pengoj, unë nuk kam qenë kurrë dhe nuk jam si këta. Nuk kam ndenjur dhe nuk rri kurrë në parlament.

Kanë thënë për mua gënjeshtra të çdo lloj imagjinate. Kam 8 vite në parlament dhe më duket sikur kam 80 për shkak të akuzave që më janë bërë.

E vërteta ka një çmim dhe unë këtë e dija, por çmimi i lirisë dhe i të vërtetës është më i rëndësishëm për mua.”, tha Tahiri.

Më pas ai vijoi me emra të përveçëm.

“Më akuzon Lulzim Basha i cili së bashku me Berishën vrau 4 njerëz në bulevard dhe as u gjykua dhe as u dënua.

Po ashtu për rrugën e Kombit apo për Lazaratin.

Më akuzon Sali Berisha i cili kurrë nuk është hetuar për asnjë gjë.

Për mua nuk del një shqiptar të më thotë që jam hajdut, më akuzon politika”, tha Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme