Tahiri: Politikat tona sociale nuk do të lejojnë që të ketë qytetarë të përjashtuar

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 12:59 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri së bashku me Ahmet Isufin, Iliriana Gafurri dhe Xhevrie Peci, kanë vizituar Hendikosin ku edhe kanë  shpalosur programin për përkujdesje dhe drejtësi sociale.

Në profilin e tij në facebook Tahiri ka shkruar se është domosdoshmëri dhe urgjencë që tu dalin në ndihmë kategorive të rrezikuara dhe familjeve të tyre, jo vetëm si përkrahje materiale por para së gjithash si kujdes, barazi e drejtësi sociale.

Tahiri ka thënë se kanë  qartësuar se programi i tyre për mirëqenien dhe përkujdesjen sociale e trajton si parakusht themelor për të pasur një vend i cili në rrugëtimin drejt ndryshimit nuk fragmentohet në zona dhe shtresa të pakënaqura dhe përjashtuara.

Një vend i cili i zgjatë dorën e përkrahjes qytetarit të tij dhe nuk e le atë të privuar nga shërbimet, nga përkrahja materiale dhe nga një ambient të përshtatshëm për jetesë, vetëm atëherë na përket secilit prej nesh. Ne do promovojmë baraspeshën sociale në kuptim të statusit social, si dhe të mundësive të barabarta.

I siguruam përfaqësuesit e Handikosit se secilin shërbim profesional të nevojshëm për përkujdesje në këtë fushë do ta kontraktojmë me organizatat profesionale, siç është ky institucion.

Hendikos jo vetëm që kryen këto shërbime për kategoritë e rrezikuara, njëherësh do të jetë partner i fuqishëm i institucioneve në këtë mision human.

Ne duhet të kujdesemi për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve, duke përcaktuar kriteret dhe shkallën e përfitimit të kësaj ndihme, hartimin e politikave të reja sociale duke u bazuar të standardet ndërkombëtare të mbrojtjes sociale.

Hartimi i politikave sociale për tu bërë ballë sfidave kërkon urgjencë në mobilizimin e të gjitha resurset humane, financiara, teknike dhe politike në hartimin e politikave të mençura sociale për tejkalimin e vështirësive: sanimin e gjendjes ekzistuese dhe integrimin e këtyre grupeve të marxhinalizura.

Angazhimi ynë i drejtpërdrejt ka të bëjë me zhvillimi i shërbimeve sociale në harmoni me kërkesat e grupeve të cenuara, rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve profesionale, ngritja e cilësisë së shërbimeve dhe hartimi i strategjisë, politikave dhe standardeve sociale.

Fotografia e Besnik Tahiri

Fotografia e Besnik Tahiri

Fotografia e Besnik Tahiri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme