Tahiri: Refuzojmë të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se si grup e refuzojnë të jenë pjesë e “një kulture politike arbitrare”.

Tahiri ka shtuar se fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka zgjedhur të veprojë ndarasi, në vend të koordinimit e bashkëpunimit.

“Sot, bëra betimin e deputetit në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke u ballafaquar me shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin. E kundërta, po ndodh me fituesit e zgjedhjeve, e cila ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin. E pranojmë fituesin, por jo edhe logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme