Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se janë të gatshëm që të mos marrim fare mëditje nga puna në Komisionin Hetimor Parlamentar për rezervën shtetërore, vetëm që ky komision të themelohet. Sipas tij, duhet të hetohet mbledhja online e Qeverisë që është vendosur për rezervat e shtetit
Ai madje ka kritikuar shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se po shpenzohen më shumë para sesa mungesa e rezervës që nuk ka arritur.
“Të thuhet se nuk duhet të shpenzohen 20 mijë euro për 10 milionë, është paradoksale, është jologjike”.
“Është me rëndësi që të themelohet ky komision. Ne kemi pozicion politik dhe do të angazhohemi që vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk heqim dorë nga mandati. Duhet të hidhet dritë mbi 10 milionë euro”.