Tahiri: Vazhdimi i kësaj legjislature e stimulon ikjen e qytetarëve nga vendi

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 11:12 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri tha se mazhoranca është e paaftë dhe e papërgjegjshme ngase nuk po arrijnë të përmbush mandatin që e ka marrë nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se vazhdimi i kësaj legjislature e stimulon ikjen e qytetarëve nga vendi.

“Ju e shihni që kemi një mazhoranc e cila është e pa aftë, është e pa përgjegjshme dhe nuk po arrin me përmbush mandatin e vetë. Çdo ditë e më shumë që vazhdon kjo legjislaturë është në dëm të jetës së qytetarëve. Dhe Kjo e stimulon ikje e qytetarëve nga vendi”, tha ai.

Ai në një prononcim për media ka thënë se si parti do të procedojnë një mocion procedural që do të kërkojnë raportim të ministres Artane Rizvanolli në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK.

“Ne si grup parlamentar i PDK-së do të procedojmë një mocion procedural që do të kërkojmë raportim të ministres Rizvanolli në këtë seancë në lidhje me arrestimet e djeshme që kanë ndodhur në KEK. Është shumë e rëndësishëm që ministrja që e mbulon sektorin e energjisë që e mbikëqyr punën e KEK, pra të themi si shef i gjithë këtyre akterve në sektorin e energjisë është mirë që të vije dhe të raportoj për arrestimin e një zyrtari të lartë të VV-së, i cili është drejtor i KEK. Në të kaluarën zyrtarë të tillë të partive politike nuk kemi pasur. Është hera e parë nuk ka dyshim se ajo që është më e rëndësishme që organi i akuzës ta kryej punën e vetë”.

Ai tha se nuk ka pasur nevojë që të eksportohet energjia dhe të shtrenjtohet rryma.

Tahiri tha se Komisioni që është duke i hetuar proceset në sektorin e energjisë, e kanë përfunduar raportin dhe janë duke përgatit denoncimin në Prokurori.

“Mendoj që këtu kemi të bëjmë me një rrjet të rrezikshëm të cilët tashmë menaxhohen me komplet sistemin tonë energjetik, me prodhimin, me shitjen, edhe me blerje  e energjisë me të gjitha. Nuk kemi as një dyshim që kupola  këtij krimi të organizuar e ka një emër ai është Martin Berisha. Puna e komisionit ka përfunduar, ne jemi duke përgatitur denoncimin në prokurori. Janë disa raste, qofshinë të subvencionimi i faturave, që drejtori i KEK-ut në mënyrë të pa precedent procedon me pagës pa mbështetje të bordit. Pra ju dhuron para të qytetarëve një kompanie që është KEDS dhjetëra miliona euro. Kjo është një seri shkeljesh që ai i ka bërë tash e dy vite. Ne nuk do të ndalemi edhe me fakte të tjera që kanë dal nga komisioni”, tha ai.

Të ngjashme